Një hapësirë për të kuptuar veten...
Në ANCHOR besojmë se çdo ndryshim fillon me mirëkuptimin e vetes.
Këtu mund të gjeni një hapësirë të sigurt për të shprehur emocionet, për të kuptuar atë që po përjetoni dhe për të ndërtuar hapa të rinj drejt mirëqenies.
Një hapësirë për të kuptuar veten
Në ANCHOR besojmë se çdo ndryshim fillon me mirëkuptimin e vetes.
Këtu mund të gjeni një hapësirë të sigurt për të shprehur emocionet, për të kuptuar atë që po përjetoni dhe për të ndërtuar hapa të rinj drejt mirëqenies.
Mbështetje për çdo hap
Ndonjëherë mjafton një hapësirë e sigurt për të filluar të kuptosh më mirë veten.
Në ANCHOR do të gjeni mbështetje profesionale, mirëkuptim dhe një qasje të personalizuar për nevojat tuaja.

.png)
Njihu me mua
Nardjana Dalanaj
Psikologe Klinike
Jam Nardjana Dalanaj, psikologe klinike e licencuar. Puna ime fokusohet në vlerësimin dhe ndërhyrjen psikologjike për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, duke marrë në konsideratë faktorët emocionalë, njohës, të sjelljes dhe marrëdhënorë.
Në procesin psikologjik përdor ndërhyrje të përshtatura sipas nevojave individuale, duke u mbështetur në elemente të qasjeve kognitive-biheviorale, psikodinamike dhe sistemike, me fokus në menaxhimin e simptomatikës, përpunimin emocional dhe zhvillimin e strategjive funksionale të përballimit.



Si mund të punojmë së bashku
Terapi Psikologjike
Seanca individuale të përshtatura sipas nevojave psikologjike, emocionale dhe funksionale të klientit.
Terapi për Fëmijë & Adoleshentë
Ndërhyrje psikologjike të përshtatura me moshën, me fokus në vështirësitë emocionale, sjellore, sociale dhe shkollore
Këshillim & Mbështetje për Prindër
Orientim psikologjik për prindërit mbi komunikimin, sjelljen, kufijtë dhe sfidat e zhvillimit të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Procesi psikologjik ndërtohet mbi një vlerësim të kujdesshëm të situatës dhe përcaktimin e objektivave të punës. Seancat zhvillohen në mënyrë të strukturuar dhe konfidenciale, duke përdorur ndërhyrje psikologjike të përshtatura me problematikën dhe objektivat terapeutike të klientit.
E specializuar
Psikologji Klinike
Mbështetje profesionale për të kuptuar emocionet, mendimet dhe sjelljet, duke punuar së bashku drejt një mirëqenieje më të qëndrueshme.
Terapi ABA
Qasje e strukturuar që fokusohet në zhvillimin e aftësive, komunikimit, sjelljeve funksionale dhe pavarësisë, sipas nevojave individuale.
Adoleshencë & Zhvillim
Mbështetje për adoleshentët gjatë një periudhe të rëndësishme të jetës, duke adresuar emocionet, identitetin, marrëdhëniet, vetëbesimin dhe sfidat e përditshme.
Ankth, Vështirësi Emocionale & Trauma
Një hapësirë e sigurt për të kuptuar dhe përballuar ankthin, stresin dhe përvojat emocionale të vështira, me një qasje të përshtatur për individin.
Formimi & Eksperienca
Profesionale
1
FORMIMI AKADEMIK
2
LICENCIMI PROFESIONAL
Master i Shkencave në Psikologji Klinike
Albanian University 2019
Psikologe Klinike e Licencuar
Nr. Licence: 1270
Fusha e kompetencës: Psikologji Shëndet Mendor
3
TRAJNIME & SPECIALIZIME
4
FOKUSI PROFESIONAL
• Developmental Psychopathology of Children and Adolescents
• Terapia e Aplikuar e Sjelljes me fëmijët me autizëm
• Fëmijët, dhuna familjare & EMDR
• Ndërhyrja Emergjente Psikologjike
• Ndërhyrje intensive me metodat ABA
Psikologji e shëndetit mendor
Fëmijë dhe adoleshentë
Zhvillimi emocional dhe sjellor
Vështirësi psikosociale
Mbështetje dhe ndërhyrje psikologjike


